Task Forca –Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës ka vijuar angazhimet për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit të Kosovës me R.e Maqedonisë se veriut.
Sot, në rrugën Viti-Gerlicë është ndaluar një automjet furgon me targa vendore i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara tē cilat dyshohej se ishin sjellur përmes rrugëve ilegale.
Sipas Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të furgonit i cili drejtohej nga personi U.U. I moshës 29 vjeçar nga Vitia, është vërejtur se kishte te ngarkuar mallra si nē vijim: 40 thas fara me peshë nga 25kg= 1000kg, 50 pako kumbulla te terura me peshe nga 10 kg=500 kg.,pēr te cilat nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
“Mallrat e kontrabanduara sipas vlerësimeve te tregut janë ne vlerë mbi 10. 000 euro, pa i llogaritur shmangieve dhe taksat doganore”, thuhet në njoftim.
Në fund Dogana thotë se rasti për procedim të mëtutjeshëm mbetet te trajtohet nga njësitet e doganës ,ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.