Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeParandalohet kontrabandimi i telefonave në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet kontrabandimi i telefonave në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit rutinor të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë të tipit iPhone si dhe dy SIM kartela, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa vizita është anuluar. Ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, thekson ky institucion.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT