Në Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është parandaluar sot një tentativë për futjen e një telefoni mobil si kontrabandë brenda institucionit.
Sipas njoftimit të Shërbimi Korrektues i Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë një vizite familjare, kur zyrtarët korrektues kanë zbuluar pajisjen e ndaluar. Vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës për procedura të mëtejshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme dhe në garantimin e sigurisë brenda institucioneve korrektuese në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


