Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, që disa herë në paraqitjet e tij po e përmend ndalimin e luftërave, në mesin e të cilave edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump, në deklarimet e tij po thotë se ai bashkë me Administratën e tij kanë shpëtuar miliona jetë.
Kjo temë, u diskutua sot në edicionin më të ri të programit të mëngjesit në Klan Kosova, bashkë me të ftuarit, Bardh Zherka, Magbule Shkodra si dhe Ardian Gaxherri.
Njohësi i politikave të ShBA-së, Bardh Zherka, u shpreh se shefi i Shtëpisë së Bardhë po mundohet të fsheh dështimet e tij, duke tërhequr paralele edhe në Kosovë.
“Po e marr shembullin në Kosovë, aktualisht në Mitrovicë janë duke u ndërtuar dy ura mbi lumin Ibër, e kemi parasysh që ura ekzistuese është e mbyllur edhe nuk po mund ta hapim atë. Atëherë po i bëjmë edhe dy të tjera, për t’i mbuluar dështimet e tyre që i kanë lansuar si premtime”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ndiqeni diskutimin e plotë mes panelistëve në studio.
The post Parandalimi i luftërave nga Trump, Zherka: Po mundohet t’i fsheh dështimet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.