Arsyeja pse UEFA e dënoi me dhjetë vjet mospjesmarrje në garat evropiane, ishte ndikimi i futbollistëve në rezultatet e ndeshjeve.
Por ende pa i kaluar Skënderbeut të Korçës ky ndëshkim, lojtarët aktualë të këtij ekipi, u bënë sërish protagonistë të një episodi dyshues, njofton Klankosova.tv.
Në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Tiranës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kur rezultati ishte 0-1 për kryeqytetasit, këta të fundit duheshin me patjetër të shënonin së paku edhe një gol, në mënyrë që rezultati i përgjithshëm të barazohej në 2-2, pasi ishin korçarët ata që e fituan aktin e parë 0-2.
Pak para se të përfundonte ballafaqimi i dytë, shikuesit në stadium, ata para ekraneve televizive, e më pas edhe qindra mijëra të tjerë në rrjete sociale, u bënë dëshmitarë të një momenti që ngjalli dyshime të mëdha se angazhimi i vendasëve, nuk ishte real.
Përderisa kundërshtari po synonte ta realizonte golin e dytë, disa lojtarë të Skënderbeut ishin thjeshtë spektatorë.
Ata as mundin më të vogël nuk po e bënin në zonën e 16 metërshit të tyre, ku dinamovitët po provonin me të gjitha forcat, të shënonin, raporton Klankosova.tv.

Le që goli erdhi, por “Nëndetsja” tironse, arriti që edhe dy herë të tjera ta tund rrjetën, duke e mbyllur krejt ndeshjen me rezultat 0-4, apo 4-2 në të dyja përballjet, për biletën që dërgon në gjysmëfinale.
I gjithë rrjeti vazhdon ta komentojë episdonin e tillë, përderisa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit apo instancat tjera, nëse po hetohet ajo që ndodhi.
Vetëm dy lojtarë nga mbrojtja po vraponin pas topit, duke u munduar ta ndalojnë kundërshtarin, të gjithë të tjerët vetëm po shikonin.
The post “Paralizë” në mbrojtjen e Skënderbeut, lojtarët e Dinamos si në “bahçe t’babës” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.