Xhafer Gashi, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Obiliqin, ka mbajtur sot pasdite tubimin e tij të radhës me qytetarët e qytetit prej nga vjen.
Në kuadër të garës së tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ai tha se ka shumë plane të mira për këtë komunë në rast se i besohet edhe një mandat shtesë, njofton Klankosova.tv.
Gashi është shprehur i sigurt se të gjitha planet e tij do t’i zbatojë menjëherë pas 12 tetorit, pasi theksoi se do ta marrë edhe një mandat në Obiliq.
Kandidati i LDK-së për Obiliqin theksoi se do ta fitojë garën pa balotazh.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se tubimi i sotëm e bëri të kuptojë se do t’i fitojnë zgjedhjet sërish në qytetin e Obiliqit. /Klankosova.tv
The post Paralajmërimi i LDK-së: Xhafer Gashi fiton me të parën në Obiliq (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.