Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me sulmet iraniane dhe paralajmërimin amerikan ndaj Shqipërisë.
Ai thekson se edhe Kosova, si një shtet që ka mbështetur politikisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të gjendet e ekspozuar ndaj këtyre veprimeve.
“Edhe Kosova nuk mund të përjashtohet, sepse është një nga shtetet e cila ka qenë në mbështetje të politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht të Presidentit Trump dhe është e gatshme, po flitet për një forcë që është paqeruajtëse, për ta vajtur në Gaza, nga Kosova”, tha ai.
Softa gjithashtu tha se ka mundësi ndikimi edhe nga aktorë të tjerë që veprojnë në hapësirën ballkanike, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
“Pra, të gjitha këto janë politika që e ekspozojnë edhe Kosovën, por nuk duhet ta lidhim domosdoshmërisht dhe vetëm me origjinën nga Irani, por forca proiraniane, ku nuk mund të përjashtojmë edhe faktorë të tjerë, të cilët janë në hapësirën ballkanike, por edhe faktorë të tjerë të cilët janë Rusia apo Kina, të cilët kërkojnë një lloj destabilizimi të hapësirës ballkanike”, tha ai./Klankosova.tv


