Drejtoria e Emergjencave në Komunën e Prishtinës, i ka ftuar qytetarët të kenë kujdes për shkak të motit të lig, që pritet të mbahet gjatë këtyre tri ditëve.
“Këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit.
“Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 1 e deri më 3 tetor, temperaturat pritet të ulen ndjeshëm.
Ato do të lëvizin nga 1 e deri në 2 gradë Celsius.
Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri.
The post Paralajmërim për mot të ligë, Drejtoria e Emergjencave të Prishtinës iu bën thirrje qytetarëve për kujdes appeared first on Klan Kosova.