E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportParakualifikimet për botëror: Kosova sot përballet me Azerbejxhanin

Parakualifikimet për botëror: Kosova sot përballet me Azerbejxhanin

Basketbollistët e Kosovës sot do ta kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror që pritet të mbahet në vitin 2027-të.

“Dardanët” do t’i presin në Prishtinë mysafirët nga Azerbejxhani.

Loja zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.

“Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv

Tutje në njoftimin e FBK-së, shkruan se fitorja shton gjasat për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498