E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeParakalim i ndaluar në vijë të plotë në Prizren (FOTO)

Parakalim i ndaluar në vijë të plotë në Prizren (FOTO)

Një automjet tip Jeep është fotografuar duke kryer një parakalim të ndaluar dhe të rrezikshëm në daljen Prizren Jug.

Pamja e momentit, e cila ka arritur në redaksinë e klankosova.tv, shfaq qartë se mjeti ka hyrë në vijë të plotë për të kaluar një kamion ndonëse aty mungon çdo sinjalizim rrugor që ta lejojë një manovër të tillë.

Parakalimi është bërë në një nënkalim të ngushtë dhe të mbuluar, duke rrezikuar përplasjen me kamionin ose muret anësore.

Manovra të tilla janë të ndaluara me ligj, për të shmangur aksidente të rënda.

The post Parakalim i ndaluar në vijë të plotë në Prizren (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT