E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeParaburgimi i Popoviqit, reagon Vuçiqi: Mund të ketë pasoja të paparashikueshme

Paraburgimi i Popoviqit, reagon Vuçiqi: Mund të ketë pasoja të paparashikueshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi 30 ditë paraburgim zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili e quajti UÇK-në organizatë terroriste.

Sipas Vuçiqit, kjo tregon se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përpiqet të provokojë një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo tregon se Albin Kurti e ka humbur mendjen dhe po përpiqet të provokojë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi informuar të gjithë partnerët tanë. Mund të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiqi, shkruan Novosti, transmeton Klankosova.tv.

Popoviq ishte në paraburgim për 48 orë pasi u arrestua për një deklaratë të tijën nxitëse në Hoçë të Rahovecit.

“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

The post Paraburgimi i Popoviqit, reagon Vuçiqi: Mund të ketë pasoja të paparashikueshme appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT