E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePara zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan 296 mijë euro për dy komunat...

Para zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan 296 mijë euro për dy komunat që udhëheq VV-ja

Qeveria në detyrë ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e 296 mijë eurove për dy komuna që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Klankosova.tv

Kryeministri Albin Kurti tha se kërkesë të Ministrisë së Financave, 178 mijë euro ndahen për Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi dhe 117 mijë për Komunën e Shtimes, që e drejton Qemajl Aliu.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat Podujevë dhe Shtime, për përfitimin e projekteve në klauzolë të investimeve. Ministria e Financave e ka sjellë për aprovim kërkesën ëpr ndarjen e mjeteve buxhetore. Për Komunën e Podujevës 178 mijë e 730 euro. Për Komunë e Shtimes 117 mijë e 750 euro.”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv

The post Para zgjedhjeve lokale, Qeveria Kurti ndan 296 mijë euro për dy komunat që udhëheq VV-ja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT