E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeSportPara pak dite i mposhtën 8-0, "Dardanet" pësojnë sot 1-2 nga Estonia

Para pak dite i mposhtën 8-0, “Dardanet” pësojnë sot 1-2 nga Estonia

Të premten, futbollistet e Kosovës arritën një fitore historike, duke mposhtur Estoninë me rezultatin 8:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, skenari ndryshoi të hënën, kur dy përfaqësueset u përballën përsëri në një ndeshje miqësore, në të njëjtën fushë.

Kësaj here, Estonia mori fitoren me rezultatin 2:1, njofton Klankosova.tv.

Golin e parë për mysafiret e realizoi Vlada Kubassova në minutën e 23-të, ndërsa Kristina Teern dyfishoi epërsinë 12 minuta më vonë, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin të dyfishtë.

Kosova tentoi të rikthehej në lojë, por pa sukses që të marr rezultat nga kjo ndeshje.

Një mundësi e artë u shfaq në minutën e 84-të, kur Kosova fitoi një penallti.

Megjithatë, Modesta Uka nuk arriti ta konkretizojë, pasi goditja e saj përfundoi në shtyllë, raporton Klankosova.tv.

Krejt çka bënë “Dardanet” ishte një gol i minutës 92. Këtë herë nga penalltia, Donjeta Halilaj ishte e saktë, për rezultatin përfundimtar Kosova 1-2 Estonia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498