Arsenali ka shënuar një gol të vonshëm për të mos lejuar Manchester Cityn t’i fitojë pikët e plota, në kuadër të derbit së xhiros të pestë në Ligën Premier.
“Qytetarët” ishin duke fituar me rezultat minimal 0-1, por Gabriel Martinelli bëri heroin duke mos lejuar “Topçinjtë” të mposhtën në “Emirates”.
Erling Haaland pas vetëm nëntë minutave lojë zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur pas një kundëraksioni, ku u asistua nga Tijjani Reijnders (9’).
Arsenali tentoi të krijonte aksione nëpërmjet anësorëve, por secila përpjekje rezultoi e pasuksesshme. Vlen të ceket se Donnarumma bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Maduekes.
City lehtësisht mund të shënonte edhe golin e dytë përmes Haaland, veçse David Raya u gjend në vendin e duhur.
Kur të gjithë priten që City t’i merrte pikët e plota, në skenë doli i kritikuari Gabriel Martinelli që me një parabolë e la të shtangur Donnarumman (90+2′).
Kësisoj, Arsenali rikthehet në pozitën e dytë me 10 pikë derisa City zë pozitën e nëntë me shtatë sosh.
Në xhiron e radhës, Man City do ta presë Burnley derisa Arsenalin e pret një sfidë të vështirë, te Newcastle Unitedi./Telegrafi/