Opinionisti Rrahman Paqarizi në emisionin Rubikon ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në të cilin thuhet se Kuvendi i Kosovës ka kohë edhe 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Sipas Paqarizit Gjykata Kushtetuese ka cënuar Kushtetutën e vendit dhe se sipas tij ky aktgjykim nuk ka bërë zgjidhje të situatës.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë zgjidhje. Gjykata Kushtetuese së pari e ka cënuar Kushtetutën, sepse nëse shkojmë te pika 190 dhe 191 te përfundimet, si mundet te pika 190 me konstatu që paragrafi i dytë i nenit 86 i cili përcakton 30 ditëshin përpara përfundimit të mandatit të presidentit aktual është dita e fundit ku thotë: Ky afat është detyrues dhe përfundimtar dhe se marrë për bazë karakterin detyrues të këtij afati i njëjti nuk mund të relativizohet. Menjëherë pika 191 e relativizon pikën 190”, tha fillimisht Paqarizi.
Tutje, Paqarizi e cilësoi atë si një ‘ese mirë të shkruar’ i cili sipas tij e fut Kosovën në një fushë të panjohur.
“E kam lexuar me kujdes komplet këtë tekst, është një ese i shkruar mirë, i cili na fut në një fushë të panjohur, sepse në bazë të këtij vendimi duhet të hiqet paragrafi i dytë i nenit 86 që po del që është dekorativ”, shtoi Paqarizi.


