Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Papa Françesku.
Papa, vdiq pas disa javësh problemesh me frymëmarrjen në Casa Santa Marta në moshën 89-vjeçare dhe në vitin e 13-të të pontifikatit të tij.
Françesku ishte i njohur për përulësinë dhe përkushtimin ndaj besimit të tij, por më pak e njohur është lidhja e tij e thellë me botën e sportit, veçanërisht me futbollin.
Papa duke qenë argjentinas ishte tifoz i flakët i skuadrës së vendlindjes së tij, San Lorenzo.
Besnikëria e tij ndaj klubit nuk ishte thjesht sipërfaqësore; Papa kishte një kartë anëtarësimi në klub dhe dashurinë për “los cuervos” (korbat), siç quhet klubi, e trashëgoi nga babai i tij, i cili madje luante basketboll për të njëjtin ekip sportiv. E gjithë familja Bergoglio ndante këtë pasion dhe klubi përdori zgjedhjen e Papës për të promovuar veten në skenën botërore.
Si një tifoz i flakët i futbollit, Papa natyrisht e donte edhe ekipin e tij kombëtar të futbollit, i cili u bë kampion bote në Katar në vitin 2022./IndeksOnline/