Papa Françesku falënderoi me mirënjohje ekipin mjekësor të Spitalit Gemelli në Romë, që e trajtoi gjatë një qëndrimi pesë-javor në spital për shkak të një rasti të rëndë të pneumonisë.
Ai foli me zë të ulët dhe me frymëmarrje të lodhur, por pa përdorur oksigjen, gjatë një takimi në Vatikan me rreth 70 mjekë dhe staf të spitalit.
Ky ishte një nga paraqitjet e tij të para publike pas shtrimit në spital, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rikuperimin e tij nga kriza më e rëndë shëndetësore që ka përjetuar gjatë 12 viteve të papatit të tij.
Pas daljes nga spitali më 23 mars, mjekët i kishin rekomanduar dy muaj pushim, por Papa ka bërë disa dalje të shkurtra publike, duke përfshirë një takimin me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla gjatë vizitës së tyre shtetërore në Itali.
Papa Françesku u shfaq në Sheshin Shën Pjetri për të përshëndetur mbi 20,000 besimtarë, duke dhënë bekime dhe duke shpërndarë lule. Ai ishte ulur në karrocë dhe nuk përdorte oksigjen, duke treguar përmirësim të dukshëm në shëndet.
Papa Françesku ka theksuar se do të vazhdojë të udhëheqë ngjarjet e Pashkëve, por ka deleguar kardinalët e lartë për të drejtuar disa prej ceremonive kryesore, duke përfshirë Meshën e Dielën e Pashkëve dhe lutjen e Urbi et Orbi, për shkak të nevojës për pushim të mëtejshëm.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);