Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me udhëheqjen ushtarake serbe dhe shefat e shërbimeve ushtarake.
“Një takim i rëndësishëm me udhëheqjen ushtarake dhe krerët e shërbimeve ushtarake. Serbia duhet të jetë e pavarur, ushtarakisht neutrale dhe mbi të gjitha ushtarakisht e aftë për të mbrojtur popullin e saj nga çdo agresor potencial”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.