Siguria përreth Kalasë Windsor është vënë sërish në alarm pas një incidenti të ndodhur më 1 qershor, kur një burrë ka tentuar të depërtojë në një zonë të mbrojtur prej 13 hektarësh, ku jetojnë Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre: Princi George (11 vjeç), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (6).
Policia e Thames Valley konfirmoi për NBC News se ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së dielës, kur i dyshuari u fut në një zonë të ndaluar të pronës mbretërore. Ai u ndalua menjëherë nga forcat e sigurisë dhe u arrestua në vendngjarje.
Autoritetet kanë sqaruar se personi nuk kishte arritur të hyjë në ambientet e brendshme të kalasë. I dyshuari, një burrë në të 30-at, u ndalua përkohësisht dhe më pas u lirua nga paraburgimi. Motivet e tij ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Ky nuk është rasti i parë i një shkeljeje të sigurisë në këtë rezidencë mbretërore. Që nga viti 2022, kur William dhe Kate u zhvendosën nga Pallati Kensington në Windsor, janë shënuar disa incidente shqetësuese.
Në prill të vitit 2022, një burrë i paidentifikuar që ishte paraqitur si prift arriti të kalonte një natë brenda pronës, duke konsumuar ushqim dhe pije, ndërsa në tetor të vitit të kaluar, dy automjete u vodhën gjatë një grabitjeje të organizuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);