E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizPandeli Majkos i besohet fushata elektorale në Kavajë

Pandeli Majkos i besohet fushata elektorale në Kavajë

Kryesocialisti Edi Rama në Shqipëri edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik të subjektit që e drejton.

Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës.

Top Channel shkruan se ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës.

Tch me anë të burimeve mëson se Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.

Të njëjtat burime tregojnë se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT