Nga 19 marsi ka nisur Panairi i Libri në Leipzigut të Gjermanisë, ku në mesin e shumë shteteve, në këtë ngjarje prestigjioze të librit është e pranishme edhe Kosova.
Me 100 tituj e 6 autorë po prezantohet Kosova në këtë ngjarje.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Gaxha Rogova ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës rreth pjesëmarrjes së vendit tonë në të.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës në këtë panair, sivjet është prezantuar me një program shumë të pasur, që ka marrë lëvdata të shumta për prezantimin në këtë panair duke sjellë kësaj radhe 6 autorë nga 2 sa ishin vitin e kaluar. Gjitshej dy ngjarje, dy panele diskutimi të organizuara nga Biblioteka Kombëtare dhe dy të tjera në të cilat, Biblioteka Kombëtare, respektivisht unë, jam ftuar në programin e Traduki”, shtoi ajo, njofton Klankosova.tv.


