E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePamjet e arrestimeve të dhunshme në Los Angeles, vazhdojnë trazirat në qytetin...

Pamjet e arrestimeve të dhunshme në Los Angeles, vazhdojnë trazirat në qytetin amerikan

“Migrantët ilegal në Inglewood po arrestohen nga agjentët e patrullës kufitare në rrugë dhe po futen në automjete zyrtare. Ata trajtohen sikur të jenë kafshë,” është përshkrimi i videos që po shpërndahet në rrjetet sociale dhe që ka shkaktuar reagime të forta pasi agjentët e patrullës kufitare amerikane u filmuan në pajisje taktike të plota, përfshirë edhe maska, duke arrestuar një person në një zonë banimi në Inglewood, Los Angeles.

“Pamjet që sapo kanë ardhur nga Los Angeles janë krejtësisht të çmendura”, shkroi një përdorues.

Në videon prej 59 sekondash, e marrë nga aplikacioni Citizen, shihet se si agjentët arrestojnë personin dhe e fusin në automjetin zyrtar të patrullës kufitare.

Sipas mediave amerikane, operacioni i zbatimit të ligjeve për emigracionin është përhapur edhe në qytetet Paramount dhe Compton, ku deri tani janë arrestuar të paktën 44 persona.

Operacioni ka shkaktuar një valë protestash, të cilat në disa zona janë shndërruar në përplasje me policinë. Në Paramount është djegur një veturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur tela me gjemba për të kontrolluar turmat.

Si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës, administrata e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar 2000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles. Nga zyra e guvernatorit të Kalifornisë u konfirmua se rreth 300 ushtarë kanë mbërritur në orët e hershme të mëngjesit, të vendosur në tre lokacione nëpër qytet.

Në raportime thuhet se arrestimet janë kryer edhe në vendet e punës, duke përfshirë fabrikën e veshjeve Ambiance Apparel, dhe janë përdorur edhe bomba shoku, gjë që ka shqetësuar edhe më shumë komunitetin lokal.

Guvernatori Gavin Newsom tha se ndërhyrja federale është “qëllimisht ndezëse dhe vetëm do të përkeqësojë tensionet”, ndërsa kryetarja e Los Angelesit, Karen Bass, bëri thirrje për protesta paqësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT