Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë të materialeve për izolim, në hyrje të Prishtinës, konkretisht në afërsi të të ashtuquajturit “Rrethi i Ismetit”.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Klankosova.tv ka siguruar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku shihet një sasi e madhe tymi që ngrihet nga objekti i përfshirë nga zjarri.
The post Pamje nga zjarri që shpërtheu në një fabrikë në hyrje të Prishtinës appeared first on Klan Kosova.