E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Zubin Potok

Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Ndërsa dyshohet se kanalet e ujit të “Ibër-Lepenci në veri të vendit të jenë sulmuar…

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ndërsa dyshohet se kanalet e ujit të “Ibër-Lepenci në veri të vendit të jenë sulmuar me dinamitë.

Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” tha se është hedhur dinamit dhe se janë duke provuar që ta sanojnë dëmin.

“Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë. Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, tha ai.

Mediat lokale atje, Veriuinfo kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se policia është ende në vendngjarje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT