Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Bielefeld të Gjermanisë pak para se të përfundonte procesi gjyqësor ndaj të dyshuarit Huseyin Akkurt, për vrasjen e boksierit Besar Nimani në marsin e vitit 2024.
Mediat gjermane raportojnë se e gjithë ngjarja e të shtënave me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:30, para objektit të gjykatës, 150 metra nga dalja e gjykatës.
Dëshmitarët okularë për gazetën gjermane Bild kanë thënë se nga të shtënat është lënduar vëllai i të pandehurit, në një video të publikuar në rrjete sociale, duket viktima duke ecur dhe dikush gjuan me armë nga një veturë e zezë që është në drejtimë tij.
Për rastin e sotëm të arrestuar janë dy persona si të dyshuar. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, një tjetër i dyshuar thuhet se është vëllai i boksierit që u qëllua. Aktualisht policia është në kërkim të tij. Hetuesit mjeko-ligjorë kanë nisur punën në vendngjarje.
Arma e mundshme e vrasjes është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe është konfiskuar. I lënduar po ashtu është raportuar se është edhe babai i të akuzuarit për vrasjen e Besar Nimanit.
Në rastin e Besar Nimanit, dy persona akuzohen se kanë qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit Besar Nimani marsin e vitit 2024, duke e vrarë atë teksa dilte nga një berber në rrugën kryesore të qytetit.
I dyshuari i dytë për vrasjen e Besar Nimanit është Ayman Daëoud Kirit, i cili është në arrati, shkruan Bild.
Gjyqi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku policia ruan ndërtesën e gjykatës dhe vizitorët, dëshmitarët, ndërsa reporterët po i nënshtrohen kontrollit përpara se të hyjnë në Gjykatë. /Klankosova.tv.
ð©ðª Shots fired outside Bielefeld Regional Court – SEK deployed, several injured.
ð¨ Major operation outside the Bielefeld district court! At around 1.30pm local time, shots were suddenly fired outside the court building just a few hours after the start of the trial against the⦠pic.twitter.com/vMAy1sXb6s
â LeanneSpurs ð¬ð§ (@LeanneSpurs) February 26, 2025
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>