Pamje nga momenti tensionues i çiftit presidencial në helikopter: Melania tund kokën, Trump tregon me gisht

Pamje nga momenti tensionues i çiftit presidencial në helikopter: Melania tund kokën, Trump tregon me gisht

Kamera ka kapur një bisedë të dukshme të tensionuar mes Donald dhe Melania Trump ndërsa po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë me helikopterin Marine One pas vizitës në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një videoje të publikuar nga Sky News Arabia, çifti presidencial shihet duke u ulur përballë njëri-tjetrit ndërsa helikopteri po zbriste mbi barin e Shtëpisë së Bardhë. Në pamje, Melania (55 vjeç) tund kokën dhe bën gjeste ndaj bashkëshortit të saj Donald (79 vjeç), i cili i kthen përgjigje duke treguar me gishta.


Pas asaj që duket të ketë qenë një debat i nxehtë, çifti doli nga helikopteri, duke ecur dorë për dore mbi barin, ndërsa presidenti bëri një përshëndetje të shkurtër për gazetarët e pranishëm.

Vizita në Nju Jork nuk ishte pa momente të tensionuara. Para fjalimit të Trump në selinë e OKB-së, shkallët lëvizëse ku ndodheshin ai dhe Melania u ndalën papritmas.

Mediet konservatore e quajtën menjëherë incidentin “sabotazh”, dhe Jesse Watters nga Fox News madje sugjeroi se ndërtesa e OKB-së duhej të shkatërrohej. Një zëdhënës i OKB-së sqaroi më vonë se një kameraman i delegacionit amerikan kishte aktivizuar aksidentalisht mekanizmin e ndalimit.

Foto: Profimedia/EPA

Pak më vonë, ndërsa po përgatitej për fjalimin para liderëve botërorë, teleprompteri i Trump duket se dështoi, duke e detyruar të ndalej për rreth 15 sekonda. “Mund të them vetëm se kushdo që operon këtë teleprompter është në vështirësi të mëdha”, tha presidenti.

Në një intervistë për Fox News, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi për pasoja. “Nëse zbulojmë se punonjësit e OKB-së përpiqeshin që qëllimisht të pengonin presidentin dhe zonjën e parë të SHBA-së, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë do të kujdesem personalisht për këtë”, deklaroi ajo.

Foto: Profimedia/EPA

Leavitt e përsëriti mesazhin edhe në rrjetet sociale, duke shkruar: “Nëse dikush në OKB ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse… duhet shkarkuar menjëherë dhe hetuar.”

Ajo gjithashtu iu referua një artikulli të publikuar në Times of London, sipas të cilit punonjësit e OKB-së po qeshnin duke thënë se do të ndalonin shkallët dhe “do t’i thonë se janë pa para”, duke aluduar te reduktimi amerikan i financimit për organizatën. /Telegrafi/