Pamje nga intervenimi i shoqatës kërkim-shpëtim në një zonë malore për një qytetare serbe

Pamje nga intervenimi i shoqatës kërkim-shpëtim në një zonë malore për një qytetare serbe

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar mbrëmë në një intervenim mjekësor urgjent në një zonë të thellë malore në veri të vendit, pranë kufirit me Serbinë.

 Ekipet kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë emergjente një personi të komunitetit serb, i cili kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihen vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet gjatë qasjes në zonën malore, përmes rrugëve të ngushta dhe terrenit të papërshtatshëm për lëvizje të lehtë.

SHKKSH ka bërë të ditur  që ndihma ka arritur në kohë tek pacienti, dhe po  transportohet drejt institucioneve shëndetësore për trajtim të mëtejmë. /Klankosova.tv

 

The post Pamje nga intervenimi i shoqatës kërkim-shpëtim në një zonë malore për një qytetare serbe appeared first on Klan Kosova.