Një aksident tragjik ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.
Nga pamjet që ka siguruar Klankosova.tv shihet se dy veturat e aksidentuara pësuan dëme të konsiderueshme.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Kurse, njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Të premtën në mbrëmje, lajmin për Klankosova.tv, e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. /Klankosova.tv
Aksidenti me fatalitet në Mitrovicë, arrestohet njëri nga të lënduarit
The post Pamje nga aksidenti ku vdiq 55 vjeçari në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.