Pamje nga aksidenti i rëndë në Llapushnik ku vdiqën dy persona

Pamje nga aksidenti i rëndë në Llapushnik ku vdiqën dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Llapushnik, më saktë në rrugën Prishtinë–Pejë.

Nga pamjet që ka siguruar Klankosova.tv, shihet vetura që ka humbur kontrollin dhe ka goditur pengesat anash rrugës.

Klankosova.tv, më herët raportoi se në dy persona u dërguan pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Prishtinë, nga aksidenti që ndodhi në Llapushnik më saktë në rrugën Prishtinë – Pejë.

Në Qendrën Emergjente u dërgua me ndihmë të shpejtë edhe një i ri i lindur ne vitin 2006, gjendja e të cilit është shumë e rëndë.

Bëhet e ditur se janë kryer ekzaminimet e duhura, me pacientin 19 vjeçar në respirator që po dërgohet në sallë të emergjencës.

Pamjet:

 

The post Pamje nga aksidenti i rëndë në Llapushnik ku vdiqën dy persona appeared first on Klan Kosova.