Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes dy makinave raportohet të ketë ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës.
Siç mëson Klankosova.tv, në vend të ngjarjes kanë qenë edhe ekipet e zjarrfikjes, të cilët kanë nxjerrë disa persona nga veturat e aksidentuara.
Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, të përfshira së paku dy vetura
Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, mirëpo nga pamjet e siguruara nga lexuesit e Klankosova.tv, shihet se dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, dhe do ju mbajë të informuar. /Klankosova.tv
The post Pamje nga aksidenti i rëndë në Bresje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.