Operacioni policor në Vushtrri, është duke vazhduar ende, anise deri tani në pranga kanë përfunduar katër persona.
Klankosova.tv, ka siguruar pamje ekskluzive të aksionit, ku shihen autoritete dhe Njësi Speciale, në një hapësirë të qytetit të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa akuzohen për veprën penale ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Arratisja e personave të privuar nga liria’’.
The post Pamje ekskluzive: Operacioni policor në Vushtrri po vazhdon ende (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.