Pamje ekskluzive kur katërshja e UÇK-së arrin në gjykatë (VIDEO)

Pamje ekskluzive kur katërshja e UÇK-së arrin në gjykatë (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka siguruar pamje ekskluzive derisa katërshja e UÇK-së ka mburritur në Gjykatën Speciale.

Të rrethuar nga sigurim i lartë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë arritur në seancën ku do të dëshmojë  ish-diplomati dhe ish-asistenti i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, James Rubin, transmeton Klankosova.tv.

Rubin e ka bërë të ditur vet lajmin në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, ka deklaruar ai.

The post Pamje ekskluzive kur katërshja e UÇK-së arrin në gjykatë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.