Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Klan Kosova, përmes kolegut Agon Bejtullahu, ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, ku ekipet e FSK-së kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe zhytësit për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.
Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.
Ndiqni pamjet në videon e mëposhtme:
The post Pamje ekskluzive: FSK-ja zbarkon në veri, në kërkim të të riut që dyshohet se u mbyt në Ujman appeared first on Klan Kosova.