E mërkurë, 11 Qershor, 2025
spot_img
HomeTeknologjiPamja e re Liquid Glass është ndryshimi më i madh vizual që...

Pamja e re Liquid Glass është ndryshimi më i madh vizual që prej iOS 7

Apple ka zgjedhur të ndryshojë pamjen vizuale të iPhone në vend të një përditësimi tjetër AI në konferencën e zhvilluesve WWDC. Madje të gjitha sistemet operative do të përditësohen.

Në WWDC 2025 kompania prezantoi një ndërfaqe të rifreskuar përdoruesi quajtur Liquid Glass, e cila karakterizohet nga elementë vizualë me shkëlqim, reflekim dhe transparencë duke i dhënë softuerit një pamje dhe ndjesi sikur të ishte xham.

Rifreskimi i dizajnit është inspiruar nga pajisja VR e Apple, Vision Pro. Unifikon dizajnin e iPhone dhe atë të pajisjeve Apple me ndërfaqen e ndërtuar për pajisjen virtuale.

Ky ndryshim mund të jetë sinjal i një të ardhmeje të mundshme që sheh sistemet operative të Apple dhe sofzuerin të zgjerohet përtej telefonëve dhe tabletëve tek syzet AR mbase.

Prezantuar nga zëvendës presidenti i dizajnit të Apple Alan Dye, ndërfaqja Liquid Glass përfaqëson përditësimin më të madh vizual në iOS që prej dizajnit të rrafshët të elementëve vizualë që kishte iOS 7.

Me skeumorphism-in, ideja ishte të përkthehej bota reale në ekranin me prekje — si për shembull një aplikacion për Shënime që dukej si një bllok shënimesh i verdhë prej letre. Dizajni flat e përmbysi këtë gjuhë vizuale, duke preferuar forma të thjeshta, linja të pastra, një ndërfaqe minimaliste dhe ikona më të gjalla e me ngjyra.

Me kalimin e kohës, dizajni flat i iOS-it evoluoi për të pasur shtresa më me shkëlqim dhe gjysmë të tejdukshme, si p.sh. Qendra e Kontrollit që ngjante me një xham të ngrirë.

Dye shpjegoi se ridizajnimi Liquid Glass përfshin cilësitë optike të xhamit dhe rrjedhshmërinë që vetëm Apple mund ta ofrojë. Kompania thotë se përditësimi sjell më shumë pastërti në funksionet e navigimit dhe kontrollit, tërhqet dritën dhe në mënyrë dinamike reagon nga veprimeve të përdoruesit.

Liquid Glass është transparent dhe reagon njëlloj si xhami në botën reale. Ngjyra e ekranit përcaktohet nga përmbajtja që keni të hapur dhe përshtatet me ambiente me dritë dhe të errëta. Dizajni aplikohet në të gjitha eksperiencat e sistemit si Ekrani i Bllokimit, Njoftimet dhe Control Center si dhe ikonat e aplikacioneve.

Kompania thotë se ikonat e reja do të duken sikur janë krijuar me disa shtresa qelqi të lëngshëm dhe do të jenë të disponueshme në modalitetin e ndriçuar, modalitetin e errët dhe një modalitet të ri transparent.

Në ekranin e kyçjes, ora do të shfaqet me një shkronjë San Francisco me pamje qelqi dhe do të përshtatet në mënyrë dinamike në trashësi, gjerësi dhe lartësi, në varësi të imazhit në ekran. Për më tepër, iPhone mund t’i shndërrojë fotot tuaja 2D në skena hapësinore me efekte 3D, gjë që përputhet në mënyrë të shkëlqyer me ndërfaqen e re që ngjan me qelq.

Liquid Glass nuk është ndërtuar vetëm për iOS 26 në iPhone. Do të vijë në të gjitha sistemet operative të Apple përfshirë iPadOS 26, macOS Tahoe 26, watchOS 26 dhe tvOS 26.

Zhvilluesit gjithashtu do të mund të ndërtojnë aplikacione duke përdorur materialet e reja Liquid Glass përmes SwiftUI, UIKit, AppKit dhe API-ve të reja. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT