Ekipi kombëtar i Palestinës do të luajë një ndeshje miqësore në Bilbao në muajin nëntor, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Gaza.
Ndeshja do të jetë kundër ekipit kombëtar bask, të cilin FIFA nuk e njeh si zyrtar.
Kjo ndeshje është planifikuar për 15 nëntor në stadiumin ‘San Mames’ dhe organizohet nga Federatat e Futbollit Bask dhe Palestinez.
Ndeshja shkaktoi entuziazëm në Autoritetin Palestinez dhe i kushtohet kujtimit të viktimave të konfliktit në Rripin e Gazës.
Gjatë Ligës së Kampionëve, tifozët e Athletico Bilbaos mbajtën lart një pankartë me flamurin palestinez me mesazhin: “Ne do të jemi me ju nga sot deri në ditën e fundit”.
Ndërsa Spanja dënon publikisht veprimet ushtarake izraelite, disa rajone, si Madridi, ndalojnë flamujt palestinezë në shkolla dhe stadiume.
Flamujt palestinezë u hoqën gjithashtu nga hyrja e stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ para ndeshjes së Real Madridit kundër Olympique Marseille.
Situata në rajon vazhdon të shkaktojë polemika dhe ngjarjet sportive në Spanjë po bëhen gjithnjë e më shumë një hapësirë për shprehjen e pikëpamjeve politike. /Telegrafi/