Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, deklaroi se vendi është në “luftë të hapur” me Afganistanin, pas sulmeve ajrore të ndërsjella gjatë natës.
Ai tha se “durimi i Islamabadit ka mbaruar”, ndërsa tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar me raportime për viktima nga të dyja palët.
Pakistani kreu sulme në Kabul dhe dy provinca të tjera, disa orë pasi Afganistani ndërmori një sulm ndërkufitar. Tensionet janë rritur që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021, me akuza të ndërsjella për mbështetje të militantëve dhe ndërhyrje në punët e brendshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


