E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePakistani konfirmon marrëveshjen për armëpushim me Indinë

Pakistani konfirmon marrëveshjen për armëpushim me Indinë

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, ka konfirmuar se vendi i tij dhe India kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, duke e vërtetuar kështu njoftimin e bërë më herët nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Dar theksoi angazhimin e Pakistanit për paqe në rajon, por edhe përkushtimin për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin e tij territorial”, shkroi Dar.

Kjo marrëveshje erdhi pas një nate bisedimesh intensive të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, për të cilat Presidenti Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social, duke e cilësuar si “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT