Pakistanezi vret nënën, vëllanë dhe dy motrat pas humbjes në video-lojën PUBG

Pakistanezi vret nënën, vëllanë dhe dy motrat pas humbjes në video-lojën PUBG

Në Pakistan, një adoleshent vrau nënën, vëllanë dhe dy motrat pasi pësoi një krisje nervore për shkak të varësisë nga video-loja PUBG, të cilës i kushtonte tërë ditët.

Zain Ali u dënua me katër burgime të përjetshëm.


Ai i shpëtoi dënimit me vdekje për shkak të moshës – ishte vetëm 14 vjeç në kohën e krimit, raportojnë mediat.

“Ai qëlloi për vdekje nënën e tij, 45 vjeç, vëllanë e tij të madh Taimur, 20 vjeç, dhe dy motrat, Mahnoor, 15 vjeç, dhe Jannat, 10 vjeç, të ndikuara nga loja”, njoftoi policia.

Zaini u zemërua skajshëm pas një humbjeje në video-lojë dhe pasi u qortua nga nëna.

Ai mori një pistoletë dhe qëlloi për vdekje anëtarët e familjes një nga një, përpara se të hidhte armën.

Një psikolog theksoi se ai mund të vuante nga çrregullime mendore, përfshirë vështirësi në kontrollin e zemërimit dhe depresion. /Telegrafi/