Paketos prezanton arritjet e saj dhe rolin strategjik si lidhje mes Kosovës dhe SHBA-së

Paketos prezanton arritjet e saj dhe rolin strategjik si lidhje mes Kosovës dhe SHBA-së

Në një event festiv në Hotel Emerald, kompania PAKETOS shënoi një hap të rëndësishëm në lidhjen tregtare mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke reflektuar mbi rezultatet e saja.

Kjo platformë, ka arritur të rrisë kapacitetin e saj logjistik me 700% që nga viti 2022, duke bërë të mundur dorëzimin e porosive nga SHBA në Kosovë brenda vetëm një jave. Ky zhvillim është dëshmuar në kënaqësinë e lartë të klientëve, me një nivel mbi 95% në tre vitet e fundit.


Në këtë mbrëmje, u mblodhën personalitete të njohura nga sektori i biznesit, përfaqësues të institucioneve dhe diplomacisë, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi ekonomik.

Ngjarja u shënua nga fjalimet e Blin Zeqirit, themelues dhe CEO i Paketos dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Blin Zeqiri theksoi se Paketos ka bërë të mundur qasjen e qytetarëve të Kosovës në tregun e mbi 1 miliard produkteve amerikane.
Ai deklaroj se ky sukses u arrit falë besimit të klientëve dhe punës së palodhshme të ekipit të Paketos, duke konfirmuar se kompania do të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet dhe shërbimet e saj.

Presidentja Osmani, nga ana e saj, vlerësoi Paketos si një model të biznesit kosovar që po ndihmon në integrimin ekonomik të vendit me tregjet ndërkombëtare. Ajo përmendi se dikur porositë nga Amazon ishin të pamundura, ndërsa tani janë realitet për çdo familje në Kosovë, falë përpjekjeve të përbashkëta për lehtësimin e pagesave globale.

Gjatë këtij eventi, u përmend edhe heqja e taksës 10% për produktet amerikane dhe hapjen e Apple Pay për Kosovën.

Këto masa kanë lehtësuar ndjeshëm pagesat dhe qasjen në tregjet globale, duke ofruar mundësi të reja për konsumatorët kosovarë.

Ngjarja shënoi jo vetëm suksesin e Paketos, por edhe një hap tjetër drejt integrimit ekonomik të Kosovës, duke forcuar bashkëpunimin e veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe duke e bërë Kosovën pjesë aktive të tregtisë globale.