Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, pasditen e sotme publikoi fotografinë e një të dyshuari për një rast të vjedhjes në Banjë të Malishevës.
Pak kohë pas këtij publikimi, nga ky institucion erdhi njoftimi se i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës. Pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, i njëjti është vetëdorëzuar në polici”, tha Policia në njoftimin për media.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim i cili tha se po kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /Klankosova.tv
Policia në Gjakovë kërkon identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Banjë të Malishevës
The post Pak pasi u shpall në kërkim, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici appeared first on Klan Kosova.