12:35 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh
Barcelona i ka dërguar një mesazh Real Madridit para ndeshjes së sotme.
Skuadra katalanase ka postuar në rrjetet sociale videon e finales së ”Copa del Rey”, e cila u zhvillua javë më parë, shkruan IndeksOnline.
Barcelona arriti ta fitonte trofeun e Kupës së Mbretit, pasi e mposhti real Madridin, me rezultat 3-2, pas extra-time.
Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës, pasi kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, Barcelona është lidere e tabelës me 79 pikë, katër më shumë se Real Madridi.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet në stadiumin ”Olimpic Lluis Companys”, më fillim nga ora 16:15./IndeksOnline/
On the last episode of #ElClásico… pic.twitter.com/Za82AM7xyJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 11, 2025