Pajtohen Edi e Driloni? Një veprim i fundit nxit dyshime

Pajtohen Edi e Driloni? Një veprim i fundit nxit dyshime

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama dhe Eduart Kuqi, krijuan një marrëdhënie të mirë shoqërore, duke u parë shpesh si dy nga banorët që gjetën gjuhën e përbashkët brenda shtëpisë më të famshme.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit raportet e tyre nuk mbetën të njëjta.


Akuza të ndërsjella dhe tensione të vogla çuan në një krisje të miqësisë, gjë që u reflektua edhe në rrjetet sociale, ku të dy nuk e ndoqën më njëri-tjetrin.

Drilon RamaFoto: Instagram

Por së fundmi, duket se marrëdhëniet mes tyre mund të jenë zbutur. Vëmendjen e fansave e ka marrë një veprim i Edit, i cili është parë të pëlqejë postimin e fundit të Drilonit në Instagram.

Ky detaj i vogël ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një afrimitet mes tyre, edhe pse ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Ky gjest lë të kuptohet se ndoshta tensionet i përkasin së kaluarës dhe dy ish-banorët e BBVK janë në rrugën e rikthimit drejt miqësisë.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të rrjedhë kjo histori e tyre. /Telegrafi/

Driloni dhe EdiFoto: Instagram