Pajtim Kasami befason me klubin e ri

Pajtim Kasami befason me klubin e ri

Sulmuesi Pajtim Kasami i është bashkuar skuadrës zvicerane, Winterthur.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se mesfushori kishte dëshirë për t’u kthyer te ish klubi Sion, megjithatë trajneri Didier Tholot nuk i dha mundësi.


Raporti shton se Kasami kishte disa oferta në verë, megjithatë vendosi t’i bashkohej Winterthur, skuadër tek e cila edhe është duke u stërvitur që disa ditë.

“Disa oferta ishin në tavolinë, por asnjë nuk ishte e përshtatshme. Sipas Blick, ai tashmë ka nisur stërvitjet me ekipin në ditët e fundit. Lojtari dhe klubi erdhën në një përfundim të përbashkët, pra mund të jetë një përshtatje e duhur”.

Pajtim Kasami

Kasami kësisoj rikthehet në Zvicër, aty ku e nisi karrierën, për të kaluar më pas në Serie A, Ligën Premier dhe Superligën e Greqisë, ku fitoi dy herë titullin dhe një herë Kupën me Olympiacos Piraeus.

Winterthur është skuadra e katërt zvicerane për shqiptarin, pas Luzern, Sion dhe FC Basel.

Kujtojmë, futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar ka edhe 12 paraqitje për ekipin A, ku ka kontribuar me dy gola./Telegrafi/