Pajaziti për autorët e grafiteve në Bujanoc: E dimë kush janë, por jo edhe nga kush janë të shtyrë (VIDEO)

Pajaziti për autorët e grafiteve në Bujanoc: E dimë kush janë, por jo edhe nga kush janë të shtyrë (VIDEO)

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me grafitet që janë shfaqur në qendër të Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës “Ratko Mladiq”.

Ai tha se autorët tashmë janë identifikuar, por sipas tij nuk dihet se nga kush janë të shtyrë ata.

Pajaziti tha se kanë disa dyshime, por u shpreh se kjo është çështje që u takon organeve të rendit.

“Pas bashkëpunimit me disa qytetarë, ku na kanë dërguar disa video, ku kanë qenë dëshmitarë okularë të rastit, ia kemi dërguar policisë dhe ata menjëherë i kanë identifikuar autorët. Bëhet fjalë për tre të rinj të komunës së Bujanocit, dy të komunitetit rom dhe një të komunitetit serb, të cilët në kohën kur e kanë bërë këtë akt, është konstatuar se kanë qenë në gjendje të dehur dhe në ndikimin e disa substancave të tjera”.

“Kjo është gjithmonë sipas dëshmitarëve, sepse ka pasur dy herë të shkruara grafitë të ndryshme, njëherë janë fshirë, pastaj pas dy dite prapë është përsëritur, tashmë e dimë kush janë, por prej kujt janë të shtyrë nuk e dimë, kemi dyshimet tona, por kjo është çështje e cila u takon organeve të rendit dhe ata besoj që janë duke e bërë tyre”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Pajaziti për autorët e grafiteve në Bujanoc: E dimë kush janë, por jo edhe nga kush janë të shtyrë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.