Se nga cili muaj do të rinisin pagesat e kujdestarive dhe shtesave për stafin shëndetësor në QKUK, nuk u bë saktësisht e ditur.
Megjithatë, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha se atyre nuk do t’iu mbesin borxh.
Këtë situatë të krijuar ministri Vitia e arsyetoi me vonesën e miratimit të buxhetit të shtetit.
Sipas tij nuk ka pasur mundësi tjera ligjore për të vepruar ndryshe derisa edhe ju ka kërkuar falje mantelbardhëve.
Ky deklarim i ministrit të shëndetësisë u bë të premten në një konferencë për media dhe pas raportimit ekskluziv të Klan Kosovës të enjten mbrëma mbi këtë çështje.
Televizioni nga burimet e veta ka siguruar një email zyrtar të menaxhmentit të QKUK-së që ishte ishte dërguar tek drejtorët e klinikave, duke i paralajmëruar ata se kujdestaritë dhe shtesat nuk do të paguhen deri në rishikim të buxhetit.
Për më tepër, U,D, drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu kishte kërkuar që stafi të informohet, koordinohet dhe të menaxhohet situata.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:


