E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePagat e deputetëve, deputeti i LDK-së: Nuk vendosi unë, puna po bëhet...

Pagat e deputetëve, deputeti i LDK-së: Nuk vendosi unë, puna po bëhet – Seancat thirren sipas rregullores

Ngërçi institucional që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës po shoqërohet me kritika për pagesat që po i marrin deputetët, pavarësisht mungesës së vendimmarrjes. Të zgjedhurit e popullit po paguhen me rreth 1,500 euro në muaj, ndërkohë që seancat po dështojnë njëra pas tjetrës.

Një reagim për këtë çështje ka dhënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i cili pas seancës së sotme ka komentuar situatën, duke e quajtur çështje procedurale dhe ligjore.

“Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores. Deputetët kanë detyrim të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë qytetarët, kjo është përgjegjësi kushtetuese,” deklaroi Zemaj.

Ai theksoi se përkundër mungesës së vendimeve konkrete, prania fizike në Kuvend është përgjegjësi që shumica e deputetëve po e përmbushin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT