Sipas analistes Aida Dërguti, paga prej rreth 700 eurosh ka ndikuar në rritjen e ambicieve për të garuar në asamble.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se shumica e atyre që garojnë për asamble tashmë kanë edhe një vend pune, dhe se për një mbledhje marrin një pagë shtesë.
“Tash në prag të zgjedhjeve si duket, vet deputeti Kurti i është futur garës dhe do të jetë agresive, sidomos për asamble. Mendoj se është shumë e pandershme mënyrën se si kanë vepruar në komuna pra ku në nivel qendror kanë garuar si koalicion ndërkohë në komuna janë në garë në disa vende me 1 kandidat të përbashkët, por me tri lista për asamble”.
“Gara është agresive. Kjo do të jetë një obstruksion i radhës që do t’u bëhet komunave nga brenda. Fakti që janë dy lista, mënyra se si mblidhet vota. Edhe kur e dinë që kandidati i tyre për kryetar shkojnë dhe kërkojnë votë vetëm për veten e tyre. Tashmë janë rritur ambiciet me rritjen e pagave për asamble, diku rreth 700 euro është pagë mujore, ndërkohë që njerëzit që garojnë në asamble kanë edhe një vend pune, pra kanë një ekstra pagë për një mbledhje”, deklaroi Dërguti, njofton Klankosova.tv.
The post Paga 700 euro, Dërguti: Prandaj ka rritje të ambicies për asamble (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.