Monday, February 9, 2026
spot_img
HomeLajme(Pa)Drejtësia në Hagë: Mijëra të masakruar, dënime të ulëta për serbët (VIDEO)

(Pa)Drejtësia në Hagë: Mijëra të masakruar, dënime të ulëta për serbët (VIDEO)

Mbi 700 shqiptarë u vranë prej një urdhri të gjeneralit serb gjatë luftës në Kosovë.

Atëbotë Vlastimir Djordjevic ishte shef i sigurimit publik të MUP-it të Serbisë dhe ndihmësministër i Punëve të Brendshme.

Përveç se i masakroi edhe dëboi në formë të dhunshme mijëra veta nga të paktën 13 komuna në Kosovë.

Për të gjitha këto krime ndaj civilëve shqiptarë, ku tentoi t’i fsheh edhe përmes varrezave masive, Tribunali i Hagës e dënoi veç me 27 vjet burg.

Nga ky institucion, të dënuar për krime gjatë luftës së vitit 1998-1999, janë edhe pesë të tjerë. Një prej tyre është edhe ish shefi i ushtrisë jogusllave Nebojshka Pavkovic, që iu hoq liria me 22 vjet burg.

Me po kaq vite u dënua edhe gjenerali i policisë serbe Streten Lukic, të cilit më pas iu reduktua në 20 vjet heqje lire.

Për përgjegjësinë komanduese në operacionet që çuan në masakra dhe përndjekjen masive u dënua edhe ish nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikola Shainoviq me 22 vjet por që më pas iu zbrit në 18.

Me tri vite më pak nga Tribunali i Hagës u dënua edhe shefi i Shtabit të Përgjithshme të  Armatës Serbe, Draguljub Ojdanic, i cili kishte pranuar publikisht të gjitha krimet ndaj shqiptarëve.

Madje ai njihej si një nga zyrtarët kryesorë serb që organizoi ekzekutivet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa ish komandanti i trupave jugosllave në Prishtinë, Vladimir Lazareviq, që u akuzua për trajtime çnjerëzore të shqiptarëve sidomos në Masakrën e Mejës u dënua me veç 14 vjet burg.

Të akuzuar për këto vepra ishin edhe tre serb, përfshirë edhe kasapin e ballkanit Sllobodan Millosheviq, por që vdiq gjatë gjykimit pa u dhënë vendimi përfundimtar.

Ndëshkim nga ky tribunal mori edhe kryekrimineli serb Ratko Mladic që udhëhoqi gjenocidin që u krye në Srebrenicë duke u dënuar fillimisht me 45 vjet burg për vrasjen e mbi 8 mijë civilëve boshnjak. Pas ankesave ai u dënua edhe me burgim të përjetshëm.

Ndiqeni më poshtë kronikën e gazetares së Klan Kosovës, Dielleza Berishës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT