Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka uruar presidentin e ri të Ganës John Mahama Dramani, për zgjedhjen e tij.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gjatë mandatit të tij të mëparshëm, Dramani ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe se “kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë”.
“I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!”, tha Pacolli. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>