Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është shqetësuese vendimi i Ambasadës Amerikane për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli tha se Kosova pa dialog të sinqertë e strategjik me ShBA, nuk ka të ardhme, transmeton Klankosova.tv.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese komunikata nga Ambasada Amerikane per vendin tonë qe posa e lexova. Kosova, pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme. Vendi ynë nuk mund të vazhdojë me këtë politikëbërje infantile, e cila po bëhet shkaktare e pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA”.
“Në një kohë kaq të brishtë globale, lidershipi i Kosovës duhet të tregojë maturi dhe pa vonesë, të ndjekë udhëzimet e SHBA duke iu rikthyer temave thelbësore të mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në partneritet me aleatin tonë. Prandaj, apeloj tek të gjithë aktorët relevantë që të kontribuojnë maksimalisht në rikthimin në binar të marrëdhënieve tona me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
The post Pacolli thotë se Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme appeared first on Klan Kosova.